HomeShowbiz

Akuza për photoshop, Dua Lipa përgjigjet me një foto

Dua Lipa është një prej këngëtareve më të preferuara kudo në botë.

Por ashtu si shumë këngëtarë të njohur edhe Lipa përballet shpesh me komente nga më të ndryshmet. Këngëtarja është irrituar shumë nga disa komentues që e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë për t’i bërë buzët të duken më të trasha.

“Njerëzve që thonë se përdor ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë që buzët të më duken më të trasha, dua t’ju them se jeni të çmendur. Nuk më besohet që po detyrohem të mbroj veten. Ju njerëz jeni jashtë kontrolli”, ka shkruar ajo bashkangjitur fotos.

Sigurisht që pas këtij postimi, Dua Lipa ka marrë shumë komente mbështetëse por komenti që na bëri më shumë përshtypje ishte ai i mamas së Ledrit, i cili dikur ishte i dashuri i Dua Lipës.

Komenti i mamit të Ledrit ishte : “Ke qenë e bukur që kur ishe 1 vjeç.” Veç kësaj ajo ka shtuar se kanë qenë gjitonë me familjen e Duas dhe për këtë arsye e ka parë atë që në momëntin që ajo ka qenë në barkun e së ëmës. Xheraldina e mbylli komentin e saj duke thënë se nuk është e nevojshme të debatojë për dikë që është e bukur si nga brenda asahtu edhe nga jashtë.

fare.jpg

TË NGJASHME