HomePolitikë

Akuzat e PD për EUROPOL në Shqipëri, reagon Lleshaj

Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e godinës së Policisë Kufitare në Han të Hotit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, pasi kjo e fundit ka deklaruar se ardhja e EUROPOL në Shqipëri është një dëshmi që në Shqipëri “gëlon” krimi.

Lleshaj tha se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi tregon se EUROPOL ka besim dhe se është një mënyrë për të treguar bashkëpunimin e mirë mes institucioneve.

Kam ndjekur këto ditë me një farë keqardhje, që e përkthejnë ardhjen e EUROPOL me shenjë dyshimi, ardhja e tyre është besimi. Dje patëm mundësinë që pas FRONTEX të hapim edhe EUROPOL, për praninë e evropianëve në vend. Sfida e menaxhimit të kufijve rritet se flukset rriten në mënyrë shumë të shpejtë, në 2018 23 milion shqiptarë, në 2009 9 milion“, tha Lleshaj.


TË NGJASHME