HomePolitikë

Akuzat e Shkëlzen Berishës ndaj Ballës, zbulohet vendimi i Gjykatës

Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar sot kallëzimin e Shkëlzen Berishës, kundrejt Taulant Ballë, ku vendosi të rrëzojë pretendimet e Berishës për akuzën e “nxjerrjes së akteve sekrete” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Berisha i kërkoi Gjykatës së Posaçme të prishte vendimin e ish-Prokurorisë për Krimet e Renda për mosfillim procedimi penal ndaj Ballës.

Shtetasi Shkëlzen Berisha ka paraqitur ne Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, kallëzimin penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe  “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”,  parashikuar nga nenet 248 dhe 295/a  të K.Penal. Nga përmbajtja e kallëzimit rezulton se, kallëzuesi pretendon se me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë nr. 30/2016 është ngritur Komisioni hetimor me objekt “Për të hetuar dhe verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të Shtetit Shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe negocimi i marrëveshjes së shitjes së 76% të aksioneve, miratuar me ligjin nr. 10116, datë 23.04.2009…”, kryetar i të cilës është caktuar deputeti Taulant Balla.

Në mbledhjen e datës 15.02.2017, me cilësinë e drejtuesit të këtij komisioni, deputeti Taulant Balla me pretekstin e administrimit të dokumentacionit të nevojshëm për  realizimin e objektit të punës së komisionit hetimor që drejtonte, ka administruar në kundërshtim me ligjin edhe dokumentacionin sensitiv lidhur me transaksionet bankare të kallëzuesit, në lidhje me të ardhurat dhe shlyerjen e detyrimeve tatimore nga ana e kallëzuesit. Po ashtu në kundërshtim me ligjin ka keqpërdorur dokumentacionin e mësipërm duke e shpërndare publikisht në faqen e vet Facebook.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME