HomeLajmi i Fundit

Akuzat për falsifikim parash, Agim Kajmaku letër drejtuar kryeprokurores

Pas lajmit të Partisë Demokratike, se Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është shtetasi Jorgo Toto, i dënuar në shtetin grek për falsifikim parash, ky i fundit i ka dërguar një letër kryeprokurores Arta Marku.

Në përgjigjen e publikuar sot nga Sekretari i PD, Gazmend Bardhi, Prokuroria i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i hiqet mandati i kryebashkiakut Agim Kajmakut, pasi ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimit. Në letrën drejtuar Markut, Kajmaku sqaron se është vënë në dijeni të dënimit nga autoritetet greke pasi është zgjedhur kryebashkiak i Vorës.

“Si subjekt i interesuar menjëherë jam paraqitur pranë autoriteteve përkatëse greke dhe kam kërkuar informacion lidhur me pretendimet e mësipërme. Nga informacionet e marra ka rezultuar se në ngarkimin tim ekzistonte një çështje penale e pezulluar nga autoritetet përkatëse të distriktit të Artës, Greqi, lidhur me një ngjarje të datës 13 janar 2003, për të cilën unë nuk kam pasur dijeni më parë”, thekson Kajmaku.