HomeShowbiz

Akuzat për operacione plastike, flet më në fund këngëtarja e njohur

Albërije Hadërgjonaj, e njohur si një prej këngëtareve më të mira të estradës, por njihet edhe si një nga gjyshet e mamatë më simpatike e më seksi.

Ajo njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe për mënyrën e të thënurit të gjërave troç.

Jo vetëm kaq, por Albërijes, gjithashtu i pëlqen të sfidojë gjeneratën e re me bukurinë e saj.

Së fundmi, Albërija ka vendosur që me anë të një komunikimi të sinqertë në Instagram, të kthejë përgjigje njëherë e mirë për akuzat që i bëjnë për kryerjen e operacioneve plastike. Sipas saj këto akuza, janë të pavërteta dhe se ajo ka kryer ndërhyrje dhe trajtime vetëm për mirëmbajtjen e fytyrës dhe lëkurës së saj.

“Nuk kam bërë kurrë operacione plastike, por nuk mund të them që nuk kam bërë trajtime. Vij tek doktori njëherë në 3 muaj dhe mund të përdor trajtimet me lazer për pasur një lëkurë të shkëlqyer, dhe ndoshta po e pranoj edhe Botox ndonjëherë që mpin muskujt dhe nuk lejon të krijohen rrudhat.”

Albërija, shtoi se shqetësimi i saj më i fundit, janë rrudhat poshtë syve dhe se për këtë problem, do të kujdeset doktori i saj personal.

Ajo në fund, nuk harroi edhe të bënte një thirrje për të gjitha gratë:

‘Të dashura motra kujdesuni për veten, për burrat, pse jo dhe për dashnorin, ndjehuni sexy’, – shtoi Albërija.


TË NGJASHME