HomeTeknologji

Alarm i KUQ! Paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone dhe Android: Mos…

Kodet e skanimit QR janë bërë më të zakonshme që nga fillimi i pandemisë, duke u përdorur nga vizitorët e pub-eve e lokalve për të porositur dhe për t’u regjistruar në restorante për gjurmimin e kontakteve.
Por hakerat e kanë parë atë si një mundësi për të vjèdhur njerëzit. Máshtrimi i tyre i fundit vjen në formën e një emaili që përmban një kod QR.

Skanimi i tij nuk do ta infektojë telefonin tuaj me virus. Në vend të kësaj, ai do t’ju dërgojë në faqet e internetit të dyshimta të krijuara për të nxjerrë nga ju detajet e llogarisë tuaj bankare dhe informacionet personale.

Sipas CNET, ky është një problem në rritje. Njerëzit janë të hutuar sepse nuk e shohin dot lidhjen e máshtrimit me një kod QR. Gjithashtu edhe eksperetët e sigurisë kanë hasur vështirësi për ta zbërthyer këtë rrjet.

“Sa herë që teknologjia e re del, kríminelët kibernetikë përpiqen të gjejnë një mënyrë për ta shfrytëzuar atë”, tha Angel Grant, një ekspert i sigurisë kibernetike nga F5.

“Është më e lehtë të manipulosh njerëzit nëse ata nuk e kuptojnë atë.”

Publiku është paralajmëruar të jetë i kujdesshëm ndaj skanimit të kodeve QR për shkak të kèrcënimit që iu kanóset duke ua zbrasur llogaritë bankare./ Burimi: The Sun | Përktheu: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME