HomeLajme

Alarm në qendër të Durrësit, një valixhe e dyshimtë

Një valixhe e lënë në sheshin qendror, në mes të qytetit të Durrësit, ka alarmuar qytetarët këtë mbrëmje, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Denoncimi në polici ishte se brenda valixhes mund të kishte eksploziv.

Kjo ka vënë menjëherë në lëvizje uniformat blu, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të valixhes. Sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet valixhja në qendër të Durrësit, që ka alarmuar qytetarët.

Ndërkohë, policia ka arritur të hapë valixhen, ku ka rezultuar se brenda saj nuk kishte asgjë dhe se alarmi ishte i rremë. Për këtë arsye, policia po heton edhe për telefonatën e kryer në sallën operative, që dha alarmin për shpërthim.


TË NGJASHME