HomePolitikë

“Alarmi” rus: SHBA po armatos Kosovën, raketa ‘Patriot’ në Shqipëri

Ditët e fundit në mediat ruse kanë qarkulluar lajme që SHBA po armatoste Kosovën me armatime dhe kjo ngjalli jo pak tension virtual mes dy vendeve.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ambasada ruse në Washington, e cila i bën thirrje SHBA-së që të zbatojë Rezolutën 1244 të OKB-së.

Ambasada Ruse shkruan në llogarinë e saj zyrtare Twitter:
“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i përmbahen Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara… Të heqin dora nga politika e  furnizimit të Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë. Hapa të tillë provokues dëmtojnë përpjekjet për të arritur një zgjidhje për Kosovën dhe rrisin tensionet ndëretnike dhe ndërfetare.”

Para pak ditësh, mediat e Kosovës citonin një lajm nga revista ruse Sputnik, ku ishin të përfshirë edhe ekspertë serbë.

Në shkrim thuhej se SHBA ka dërguar automjete të blinduara për ushtrinë e Kosovës.

Analisti gjeopolitik serb Srgjan Perisiç shprehej:

“Ne do të shohim se si do të vazhdojë kjo, por sigurisht duhet të merret parasysh që një pjesë e stërvitjeve të NATO-s u zhvilluan edhe në Shqipëri. Dhe një nga modalitetet e prapaskenës është pikërisht se stërvitjet ushtarake përdoren për të lënë armë në vende të tilla.”

Edhe  gjenerali serb në pension, Branko Krga deklaroi se pajisjet ushtarake që përdoren në stërvitje mund edhe të lihen në vendin prites, Shqipëri, duke përmendur këtu dhe raketat Patriot.


TË NGJASHME