Kronikë Lajme

Alarmon Krujën, arrestohet 47-vjeçari

Banorët në Derven të Krujës janë alarmuar pasi kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një 47-vjeçar, i cili është arrestuar më pas nga policia.

Deklarata e policisë

“Në numrin 112 të Komisariatit të Policisë Krujë kanë ardhur telefonata nga banorët e fshatit Derven se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër. Menjëherë shërbimet e Policisë Krujë janë nisur në drejtim të adresës së dhënë, ku shtetasi që qëllonte me armë zjarri në ajër u largua sapo pa forcat e Policisë”- njofton policia.

Pas krehjes së zonës dhe bashkëpunimit me banorët, Policia lokalizoi, kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin: A. S., 47 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

Gjithashtu Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe disa fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Related posts

Balla: Në Elbasan, PS mori 15 mijë vota më shumë

Mila

Shpërthen vullkani në Guinenë e Re, mijëra të evakuuar

Klaudia gotanews

Shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’ ish-kryepolici

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!