HomeShowbiz

Alba dhe Albi Nako i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja

Koreografi i njohur Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë përfolur shumë në media për një lidhje dashurie mes tyre. Ndonëse ata se kanë pranuar kurrë publikisht, dyshja shpesh me veprimet e tyre na kanë bërë të kuptojmë se ishin bashkë, por duket se gjërat mes tyre nuk kanë shkuar mirë.

Mosmarrëveshjet në çift, por edhe qëndrimi jo miratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizmin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës, dhe gati dy dekada më të re, kanë bërë që dyshja të ndahet.

Vetëm një muaj më parë Albi dhe Alba e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe prej kohësh nuk janë parë më bashkë. Madje në “Alba Festival” ku Albi ishte me trupën e tij të baletit, Alba nuk u pa gjëkundi. Kanë mjaftuar këto detaje që në media të përflitet se çifti i ka dhënë fund lidhjes 2-vjeçare.


TË NGJASHME