HomeSport

Alban Hoxha “hero”, Partizani mposht Luftëtarin

Partizani ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Një fitore e vuajtur për skuadrën e Lerdës, teksa në pjesën e parë, gjirokastritët humbën një 11-metërsh me anë të kapitenit Rapo.

Për t’i siguruar 3 pikë kampionëve në fuqi mendoi Çinari dhe Asani, që në harkun e 2 minutave, tundën 2 herë rrjetën. Me fitoren e sotme, Partizani merr i vetëm kryesimin me 21 pikë. Në sfidën e radhës, të kuqtë do të jenë mysafirë ndaj Flamurtarit, ndërkohë që Luftëtari pret Teutën.

FT| PARTIZANI-LUFTËTARI 2-0

Çinari 54?, Asani 56? (p) 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi!

90+1? Romero provon me të majtën, por arrin të ndalë portieri Paiteris.

90? Jepen 3 minuta shtesë.

88’ Dominimi i Partizanit që kërkon edhe golin e tretë!

77’ Goditje nga këndi për Luftëtarin, topi shkon te Vient i cili gjuan, Telushi devijon me kokë dhe rrezikon autogolin.

73? Lika provon me një gjuajtje nga distanca, por pret portieri Hoxha.

71? Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha, Bardhi, vendin e tij e zë Bruno Telushi!

66? Gjirokastritët godasin traversën me anë të numrit 7 Renja, por loja ndërpritet për një faull në sulm.

63? Gjirokastritë krosojnë në zonë pas një faulli, asnjë rrezik për të kuqtë që largojnë rrezikun.

60? Luftëtari kryen zëvendësimin e dytë, Vient futet në fushën e lojës, zë vendin e Açkës.

56? GOOOOOL PARTIZANI 2-0/ Shënojnë sërish të kuqtë me Jasir Asanin, i cili realizon nga pika e bardhë e penalltisë të fituar nga vetë ai! 

54? GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Erald Çinari gjen rrugën e rrjetës dhe kalon në avantazh të kuqtë!  Pas një krosimi të Trashit nga e majta, Çinari godet bukur me kokë duke tundur rrjetën! 

53? Pranë golit Partizani, provon Mala me një gjuajtje nga distanca, por topi kontrollohet nga Paiteris.

51? Momente paniku, portieri Paiterit përplas kokën tek shtylla, pas një topi të kontrolluar gjatë një harkimi nga e djatha, por për fat të mirë, asgjë serioze, teksa gardiani është çuar për të vijuar lojën!

46’ Lerda ndryshon plotësisht. Jashtë Bitri dhe Broja, në fushë Asani dhe Romero. Tani skuadra do të rreshtohet me 4 në mbrojtje.

Mbyllet pjesa e parë! 

45? Akordohen 3 minuta shtesë!

39’ Tjetër goditje dënimi për Partizanin, topi harkohet në zonë por as Bardhi e as Çinari nuk e kthejnë me kokë topin në rrjetë.

37’ Top i gjatë nga prapavija e Partizanit për Bardhin, Paiteris del dhe kontrollon i qetë.

28? Provon me të majtën Lorenc Trashi. Fantastik portieri Paiterit, i cili devijon topin në këndore. Pranë golit të kuqtë!

27? Goditje dënimi për Partizanin, në një pozicion të favorshëm të fituar nga Broja.

22? Tjetër mundësi e mirë e për Luftëtarin me Dushkaj, i cili provoi me një gjuajtje brenda zonës, po kontrollon mjaft bukur Alban Hoxha, i cili i mohon sërish golin gjirokastritëve!

21? Ndëshkohet edhe mbrojtësi Redon Dragoshi për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

18? Rapo ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Alban Hoxhës!

17? Niset kapiteni Donald Rapo, por pret mjaft bukur portieri Alban Hoxha. Fantastik gardiani i të kuqve!

16? Dushkaj depërton bukur brenda zonës, teksa fiton duelin me Bitrin, ky i fundit i jep një shtyrje lojtarit të Luftëtarit. 11-metërsh për gjirokastritët!

15? Trashi provon një harkim të rrezikshëm drejt zonës, por topi fillimisht e kishte kaluar vijën! Rivënie fundore për Luftëtarin.

7? Dominim i të kuqve, të cilët kërkojnë me ngulm golin e avantazhit!

2? Shpëton për mrekulli porta e Luftëtarit. Traversa dhe Paiteris, i mohojnë golin të kuqve!

2? Pranë golit Partizani. Portieri Paiterit për pak sa nuk iu dhuron një gol të kuqve. Goditje nga këndi.

1? Ka startuar sfida!

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Trashi, Boldor, Belica, Bitri, Broja, Mala, Melo, Çinari, Bardhi. Trajner: Franko Lerda

Luftëtari: Paiteris, Açka, Dragoshi, Dushkaj, Hyseni, Isufi, Kukaj, Lala, Lika, Qato, Rapo. Trajner: Giorgos Marantas.

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Heraj Lisaku, Andi Koçi.

76618985_989976484676601_5998966631198359552_n

TË NGJASHME