HomeShowbiz

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani së shpejti prindër për herë të dytë

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë padyshim një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar. Ata janë prindër të një vajze të vogël të quajtur Ameli. Mbrëmjen e djeshme Albani në koncertin recital “Hapësira e një ëndrre” dha lajmin e bukur se ata do bëhen prindër për të dytën herë.

Përpara se të interpretonte këngën ‘Dhurata’ me Miriamin, Skënderaj tha: ‘Këtë këngë ja kushtojmë vajzës sonë Ameli dhe një engjëlli që po vjen në jetë’.

Pas këtij lajmi publiku ka shpërthyer në duartrokitje. Gjatë muajit maj Albani dhe Miriami u kurorëzuan në martesë në Maldive.


TË NGJASHME