HomeShowbiz

Albana Osmani: Gëzuar për njerëzit që na duan, humbësit që na humbën ne

Albana Osmani ka pasur një vit të ngjeshur pos angazhimit si gazetare dhe showgirl.

Bukuroshja  muaj më parë kishte marrë një iniciativë për të mbështetur fëmijët në nevojë, “Ti je një luledielli”, e cila rezultoi të jetë mjaft e suksesshme.

Megjithatë duket se zeshkania ka pasur miq shumë të mirë që me kalimin e viteve i paska humbur.

Ajo përmes një fotografie të Leonadro DiCaprios si dhe mbishkrimin që ka lënë në të, ka ngritur një dolli edhe për miqtë.

“Gëzuar për njerëzit që na duan, humbësit që na humbën ne si dhe bastardët fatlumë që patën mundësi të na takojnë”, ka shkruar Osmani në llogarinë personale në Instagram.


TË NGJASHME