HomeShowbiz

Albana Osmani takon Bebe Rexhën

Albana Osmani ndodhet në Amerikë ku po i dedikohet me kohë të plotë projektit të saj “Ti je një luledielli”.
Albana Osmani nëpërmjet postimit të një fotografie në Instagram ka treguar se është takuar në New York me Bebe Rexhën.

“Ishte e shkruar që të takoheshim sot. Superstarja jonë shqiptare. Me një zemër të madhe dhe një energji të mrekullueshme që e tejçon rreth nesh, mund të them padyshim që jam fansja jote më e madhe”, ka shkruar ajo pranë postimit.

Nuk dihet sakt arsyeja e takimit të dyshes mirëpo komentet e publikut ishin shumë pozitive./lajmi.net

 


TË NGJASHME