HomeShowbiz

Albani dhe Miriami në Maldive, çifti shijojnë momente të ëmbla

Çifti i njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani po shijojnë disa ditë të bukura pushimi në Maldive.

Momentet më të këndshme që kalojnë së bashku, dyshja i ndajnë me fansat në rrjetet sociale.

Ka qenë së fundmi Albani, ai i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij personale në Instagram, ku shfaqet me Miriamin në pishinë.

Këngëtari shfaqet mjaft i lumtur, ndërsa i jep një përqafim të ngrohtë bashkëshortes së tij.

 


TË NGJASHME