HomeShowbiz

Albi Nako dhe Alba Hoxha i japin fund lidhjes, detaji që i nxori zbuluar

Koreografi i njohur shqiptar, Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë përfolur shumë në media se janë në një lidhje. Ndonëse dyshja nuk e pranoi kurrë publikisht lidhjen, duket se i kanë ndërprerë përfundimisht marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Të paktën kjo kuptohet nga profilet private në rrjetet sociale, pasi në instagram dy kolegët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Ky detaj sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi dy personazhet e njohur të ekranit janë përfolur për shumë kohë për një lidhje romantike me njëri-tjetrin.

Alba Hoxha dhe Albi Nako janë prej vitesh kolegë, por së fundmi janë përfolur për një marrëdhënie përtej shoqërisë, e cila u mohua shpesh nga të dyja palët, pavarësisht provave reale se shpesh udhëtonin bashkë.


TË NGJASHME