HomeRajon

Albin Kurti: Do marrim dhe serbë në qeveri

Një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme të zhvilluara në Kosovë, Albin Kurti ka folur për formimin e qeverisë së re. Në një intervistë për N1, Kurti është shprehur se do t’i marrë në qeveri edhe serbët, por duke përjashtuar Listën Srpska.

Sipas tij, Lista Serbe nuk është parti politike, por një shtet. Fituesi i zgjedhjeve të djeshme, ka thënë se Kushtetuta e Kosovës parashikon që së paku një ministër duhet të jetë nga komuniteti serb, por nuk thekson se duhet të jetë nga Lista Serbe.

“Kushtetuta jonë thotë se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqendrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”, thotë Kurti.

Po ashtu, lideri i LVV-së ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke thënës se sapo të krijohet qeveria do të shkojë në Bruksel për nisur bisedimet me Përfaqësuesin e ri të BE-së të caktuar për ndërmjetësim mes Kosovës e Serbisë.

“Nuk mund të kemi përsëri një dështim në këtë dialog, sepse kushton shumë. Ne gjithashtu do të shikojmë në ato 33 marrëveshje që kemi pasur nga 2011-2017, çfarë u përmbush dhe çfarë nuk ishte dhe cilat janë ndikimet në jetën e popullit të Kosovës dhe një ditë do të fillojmë një dialog me Serbinë, e cila duhet të jetë parimore”, thotë Kurti


TË NGJASHME