HomePolitikë

Albin Kurti flet para takimit me kreun e LDK

“Ky është fillimi i qeverisjes së re”. Keshtu ka deklaruar kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ne nje prononcim per mediat, para fillimit të takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, e kandidaten për kryeministre të kësaj partie, Vjosa Osmani.

I pari i VV-së Kurti tha para mediave se ky do të jetë fillimi i qeverisjes së re në Kosovë.“Ky është fillimi qeverisjes së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta ckape shtetin nga e keqja”, ka thënë Kurti.

Pak minuta më parë, ndërkaq, në vendin ku mbahet takimi kanë mbërritur edhe Mustafa dhe Osmani.

Ky është takimi i parë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në të cilat VV-ja doli si parti e parë. /Express/


TË NGJASHME