HomePolitikë

Albin Kurti heq taksën ndaj mallrave serbe, reagon ashpër Ramush Haradinaj

Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për të hequr taksën ndaj mallrave serbe, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Haradinaj ka akuzuar drejpërdrejt Kurtin, duke e quajtur mashtrues dhe se me vendimin e heqjes së taksës, Albin Kurti e nënshtroi Kosovën para Serbisë.

Kujtojmë se ishte pikërisht, Haradinaj ai që inicioi dhe vendosi taksën kundër mallrave serbe. Madje kur kryeministri aktual Kurti mori detyrën, Haradinaj ishte nga të parët që i bëri thirrje publike për të mos e hequr taksën 100% ndaj mallrave serbe.


TË NGJASHME