HomePolitikë

Albin Kurti në kryeministri, vijon takimin me kryeministrin Rama

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, në kryeministri.

Takimi ka nisur që në orën 18:20, ndërsa vijon ende.

Takimi mes kryeministrit Rama dhe kreut të Vetëvendosjes vjen pas zgjedhjeve në Kosovë, ku Vetëvendosja doli fituese.

Këtë takim kryeministri Rama e njoftoi edhe mbrëmë në emisionin “Opinion”, ndërsa nuk dihet ende se për çfarë po diskutohet, apo nëse do të ketë një deklaratë për shtyp pas takimit.


TË NGJASHME