Kosovë Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Albin Kurti pas votimit: Të presim mbrëmjen, ta shndërrojmë në festë masive

Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar paraditen e sotme. 

Pasi ka votuar, Kurti iu ka bërë thirrje qytetarëve me të drejte vote ta shfrytëzojnë këtë shans sipas tij historik.

“Dita e sotme është e veçantë. Të gjitha përgjigjeve të të gjitha partive e politikanëve në fushatë sot iu përgjigjet populli si burim i sovranitetit të Republikës sonë. Sot nuk ka rëndësi a je i pasur apo i varfër, a je burrë a grua, a je i ri apo i moshuar, a vjen nga fshati apo qyteti, a ke mbaruar shkollim të lartë apo jo, të gjithë jemi të barabartë. Sistemi politik është hapur për të gjithë dhe njësoj. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve me të drejte vote ta shfrytëzojnë këtë shans unik për nga karakteri e historik për nga pesha. Uroj votime të lira dhe ditë të këndshme për të gjithë qytetarët. Të presim në orët e mbrëmjes që votimin masiv ta shndërrojmë në një festë masive”, ka thënë ai./Telegrafi/

Related posts

Veliaj: Neandertalët e SHQUP, mavri me bojë që i nxorën bojën këtij vendi me dhunë

Mila

Analiza e pasurisë, ç’kanë deklaruar kryebashkiakët e Shqipërisë

Klaudia gotanews

Aksident në superstradën Lezhë-Laç, plagoset rëndë një person

Mila
Na Kontaktoni!