HomeShowbiz

Albumi i ri nga Future merr çertifikimin GOLD 30 minuta pas publikimit

Future publikoi albumin e tij të ri High off Life në mesnatën e së premtes dhe në orën 12:30 të mëngjesit albumi tashmë kishte fituar statusin e certifikuar të RIAA Gold.
Sipas faqes Chart Data këngët e lëshuara më parë ishin ato që ngjallën rritjen e menjëhershme të shitjeve.

Future njoftoi daljen në treg të albumit të 8-të të tij dy ditë para publikimit të tij. Korniza kohore e shkurtër nga njoftimi në publik u ndihmua nga kënga ‘Life is Good’ në bashkëpunim me Drake që u publikua në janar. Sipas llogarisë Chart Data në Twitter, ‘Life is Good’ dhe ‘Tycoon’ janë këngët që ndezën menjëherë shitjet e albumit.

Albumi me 21 këngë përfshin Travis Scott, NBA Youngboy, Lil Uzi Vert, Lil Durk, Drake, Meek Mill dhe Doe Boy me një remix të “Life is Good” me DaBaby dhe Lil Baby. Njerëzit në mediat sociale tashmë janë fiksuar me projektin e ri dhe Future ka mbajtur shënime.

G.T/GotaNews


TË NGJASHME