HomePolitikë

Aleanca e re e krijuar nga PD, Bardhi: Do t’i japim fund modelit autokratik të Ramës

Sektretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se Aleanca me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit Kushtetues, e krijuar ditën e djeshme, do t’i japë fund që ashtu siç e cilësoi ai, modelit autokratik të Ramës.

“Edi Rama për të ardhur në pushtet bëri marrëveshje me krimin e organizuar. Pakti i Ramës me krimin është pakt për të vjedhur Shqipërinë dhe shqiptarët bashkë me një grup oligarkësh. Është kjo arsyeja kryesore që ka rrënuar ekonominë.

Së bashku me qytetarët, rininë që do e Shqipërinë si e gjithë Europa, ne po krijojmë aleancën e vlerave për mbrojtjen e demokracisë. Së bashku me elitën e shoqërisë, ne do të mbrojmë parimet dhe vlerat themelore të demokracisë, do garantojmë zgjedhje të lira e të ndershme, do i japim fund modelit autokratik të Edi Ramës. Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë që duan shqiptarët “, është shprehur Bardhi.


TË NGJASHME