HomePolitikë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sot në SPAK, ja pse

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” pritet të mbërrijnë në SPAK në orën 11:00 për të kërkuar nisjen e hetimeve për Teatrin Kombëtar.

Ditën e djeshme regjisori Robert Budina u shpreh se; “Nesër në orën 11: 00 jeni të ftuar para SPAK t’i nxisim të fillojnë hetimet. Nga dita e pasnesërme do dalim qytet më qytet të mbledhin firmat që teatri të jetë aty ku duhet. Nëse nuk reagon prokuroria, do bëjnë më dije si do veprojmë. Ne do fitojmë me paqe dhe qytetari. Se kur do të vazhdojmë në Tiranë, do ua bëjmë me dije”

Në protestën e zhvilluar ditën e djeshme e cila zgjati për 2 orë, është rënë dakort që në çdo qytet do të firmoset një peticion i cili synon mbledhjen e firmave për të rindërtuar Teatrin “ashtu siç ishte, aty ku ishte”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME