HomePolitikë

Aleatët e Bashës vlerësojnë Metën

Aleatët e Bashës kanë vlerësuar vendimin e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu i PR, Fatmir Mediu, shkruan se Grupim i Qendrës së Djathtë i kishte kërkuar Presidentit pikërisht shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa shton se vendimi i Presidentit, shmangu një konflikt që do ta çonte vendin në drejtime të gabuara.

Ata e kanë cilësuar si antikushtetuese dhe puçist qëndrimin e kryeministrit Rama, duke shtuar se “Institucionet zgjedhore nuk veprojnë me vendim qeverie por me dekret Presidenti”

Postimi i plotë i Mediut:

Presidenti Republikes me vendimin e sotem per cdekretimin e zgjedhjeve ka shmangur nje konflikt qe do e conte Shqiperine ne drejtime te gabuara

Si GQD I kemi kerkuar Presidentit te Republikes pikerisht kete qe beri sot, si rruga e vetme kushtetuese

Ai eshte autoriteti i vetem qe vlereson kushtetutshmerine e vendimin te tij ne mungeses Te Gjykates Kushtetuese, duke cdekretuar dekretin e tij.

Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njekohesisht ka hedhur hapin e pare per nje zgjidhje qe garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme

Qendrimi i Rames eshte sa antikushtetues dhe pucist. Institucionet zgjedhore nuk veprojne me vendim qeverie por me dekret Presidneti.

Per sa kohe Presidenti ka cdekretuar zgjedhjet KQZ duhet te ndale funksionimin e Komisioneve zonale dhe procesit zgjedhor. Cdo veprim tjeter eshte i paligjshem dhe antikushtetues.

I vetmi Institucion qe mund Te interpretoje vendimin e Presidentit eshte Gjykata Kushtetuese qe nuk egziston prej dy vjetesh e shkaterruar qellimisht prej Rames.

Eshte koha per zgjidhje politike. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Capture


TË NGJASHME