HomePolitikë

Aleati i PD ironizon Ramën

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar sot se koha e maxhorancës aktuale ka mbaruar dhe se dështimi për të gjashtin vit radhazi tregon se vendi ka nevojë për energji dhe vizion të ri.

Në një postim në Facebook, aleati i PD-së thekson se Qeveria aktuale është shndërruar në rolin e sinoptikanit që parashikon kohën që të nesërmen do të jetë në diell.

Por sipas Dukës, maxhoracna është në krizë të plotë morale dhe legjitimiteti.

“Në këto orë të vështira për vendin, i cili ndodhet përballë sfidave jetike për të ardhmen, mazhoranca në krizë të plotë morale dhe legjitimiteti, luan vetëm një rol për qytetarët shqiptarë, atë të sinoptikanit.

Dimë që nesër do të këtë diell, por edhe një krizë më të thellë politike. Dështimet plot sukses në Europë, produkt i dështimeve të brendshme në këto 6 vite, sugjerojnë se koha e kësaj mazhorance ka mbaruar.

Duhen energji të reja, vizion i ri dhe njerëz të përgjegjshëm që të nxjerrin Shqipërinë nga kriza dhe t’i sigurojnë një të ardhme europiane”, thekson Duka në Facebook.


TË NGJASHME