HomeSociale

Aleati i PS/ Çregjistrim nga zgjedhjet, nuk miratohet nga KQZ

Aleati i Partisë Socialiste, Idajet Beqiri me partinë “Uniteti Kombëtar” kërkoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve çregjistrimin për 30 qershorin.

Sipas tij, në 30 qershor nuk mund të zhvillohen zgjedhje pasi tani më ka një dekret të Presidentit Meta i cili e anulon këtë datë.

Kjo kërkesë e tij u rrëzua nga katër anëtarët e propozuar nga PS në KQZ, por Beqiri theksoi se do ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor.

Kësisoj, aleati i PS-së në mënyrë indirekte atakon në Kolegjin Zgjedhor dekretin e Presidentit Meta i cili anuloi 30 qershorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.


TË NGJASHME