HomeShowbiz

Aleksia Peleshi ndryshon look, “çmenden” ndjekësit: Identike me Beatrix!

Aleksia Peleshi bëri bujë të madhe me mbishkrimin “Complicated/ e Komplikuar”, duke bërë që të gjithë ta komentojnë lidhjen e saj me Romeo Veshajn, me të cilin nuk janë shfaqur publikisht prej disa kohësh.

Ndërsa këtë herë Aleksia ka befasuar të gjithë me pamjen e saj, teksa ka lyer flokët dhe duket shumë e ngjashme me Beatrix.

Ajo publikoi përgjigjet nëpër story duke shkruar:

“Jalla as me nonën e babën tim nuk më kanë krahasuar kaq shumë, sa kam qesh”.

Ajo gjithashtu postoi story ku ndjekësit i kërkonin të hynte në ‘BB VIP’ në vend të Triksës për të parë a do njihej nga Donaldi, siç bëri i dashuri i saj javë më parë me binjakun e tij.


TË NGJASHME