HomeShowbiz

Alex Rodriguez e ka TRADHTUAR Jennifer Lopez?

Jennifer Lopez u fejua me Alex Rodriguez dhe pranoi unazën me një vlerë prej 4.5 milionë dollarë. Por tashmë një ish-lojtari i bejsbollit, Jose Canseco, thotë se Alex e ka tradhtuar këngëtaren me ish-bashkëshorten e tij, Jessica Canesco-n.

Ai shkroi në “Twitter” lidhur me tradhtinë, ndërsa po shikonte “reality-show”-n, “World of Dance”, në të cilën Lopez është në juri.

“Duke parë JLo-n t’i dërgojë mesazhe Alex Rodriguez-it, ajo nuk e di që ai po e tradhton me ish-gruan time Jessica. E shkreta vajzë, nuk ia ka idenë se kush është ai”, shkroi ai.

Canesco kujton se pak muaj më parë ishte me ish-bashkëshorten e tij, kur Alex-i e mori në telefon.

“Alex mjaft u tregove një hajvan, mjaft tradhtove Jennifer Lopez-in”, ndërsa e sfidoi për një ndeshje boksi kur të donte.

Ai shtoi se do të bënte një foto në mënyrë që të vërtetonte se ajo që thoshte ishte 100% e vërtetë.

Nëse këto dalin të vërteta, atëherë mes JLo-së dhe Alex-it nuk do të jetë më parajsë!


TË NGJASHME