HomeShowbiz

Alfio feston ditëlindjen, Fatma e surprizon në mënyrën më të bukur

Shefi i njohur i kuzhinës, Alfio Rrotani feston 30-vjetorin e lindjes dhe surprizën më të bukur e ka marrë nga familjarët dhe partnerja e tij, Fatma Methasani.

Familjarët e shefit të kuzhinës kishin përgatitur një video të shkurtër me urimet e tyre për ditëlindje dhe duket se kjo e ka prekur shumë Alfion. “Kam qarë 30 minuta fiks. Përsëri jam njeriu më me fat dhe më i lumtur në botë”, ka shkruar Rrotani bashkangjitur videove.

Por surprizat nuk ka mbaruar me kaq, sepse dhe Fatma kishte përgatitur diçka speciale. Ajo ka publikuar në instagram një video të shkurtër në të cilën shihet se ka zbukuruar gjithë shtëpinë për ditëlindjen e Alfios. Përkrah videos moderatorja ka shkruar: “Dashuria e madhe”.

Dyshja e njohur e pranuan lidhjen e tyre publikisht në tetor të 2018-tës dhe janë bashkë prej 2 vitesh.


TË NGJASHME