HomeSociale

Alfred Cako kundër vaksinës anti-Covid: Kërkon të reduktojë numrin e popullsisë

Ditën e djeshme një grup aktivistësh janë mbledhur tek ish-parku Rinia në një protestë paqësore kundër vaksinës anti-Covid dhe masave të izolimit ndaj koronavirusit.

Ata kanë nisur një marrshim përgjatë Bulevardit Kryesor të Tiranës në drejtim të Presidencës me pankarta nëpër duar.

Në disa prej pankartave shkruhet: “Jo vaksinë me forcë”, “Jo më karantinë”, “5G me referendum” etj.

Sipas aktivistit Cako vaksina kundër koronavirusit do të bëhet me qëllim nga qeveria për të pakësuar popullsinë dhe kontrolluar pjesën tjetër që do të mbetet.

“ Kërkon të reduktojë numrin e popullsisë, kërkon që të mikroçipojë njerëzit dhe t’i kontrollojë ata nëpërmjet sistemit 5G, i cili pavarësisht se është një risi teknologjike nuk ka vlerë kur dëmton shëndetin e njeriut.”-tha ai.

Cako shpjegon se çfarë efekti negativ do të ketë vaksina tek moshat e ndryshme, duke nisur që tek fëmijët e deri tek të moshuarit.

Në vaksinë futen indet e fëmijëve të abortuar më të vegjël se tre muaj dhe indet duke u shumuar me shpejtësi i prishin ADN-në të moshuarve dhe rrjedhën normale të jetës duke i shkaktuar vdekje të parakohshme. Edhe mosha e mesme 30-60 vjeç do kenë dëmtime në shëndet nga vaksina, kurse të rinjve mund t’ju shkaktohen sëmundje të ndryshme, si hepatit, alzheimer, diabet, paaftësi për të lindur, kështu që njerëzimi shkon gjithmonë duke u degraduar. 

Kjo vaksinë do të jetë e para e tipit ARN. Ato do të jenë vaksina inteligjente me nanothërrmija dhe përmes antenave 5G ata do të kontrollojnë trupat tanë”, tha Cako.

Ndërsa e konsideroi të dëmshme përdorimin e maskave, Cako u bëri thirrje

“Jo maska, jo doreza! Ju bëj thirrje që nëpër dyqane e kudo, të vënë një shënim atje që nuk shërbejme me maska, nuk shërbejmë me doreza. Pandemia është një mashtrim i madh që e ka shpikur vllazëria e zezë, të cilës i shërben Edi Rama.

Numri i të vdèkurve dhe në botë dhe në Shqipëri nuk është aq i madh sa raportohet. Njerëzit kanë vdèkur në mënyrë të natyrshme ashtu siç kanë vdekur dhe më parë nga gripet.”-tha Cako.

Cako tha se koha do ta vërtetojë atë që po thotë sot ashtu siç ka ndodhur shumë herë të tjera me deklaratat publike që ka bërë.

“Ne jemi antikonspiracionist, që zmbulojmë konspiracionet që ata bëjnë kundër njerëzimit. Në fillim kur erdhi në pushtet erdhi me shprehjen që “Nuk do t’i tradhëtoj kurrë shqiptarët”, por po i them të gjithë shqiptarëve që ky është një mision hyjnor që ai e ka tradhëtuar. Po tradhëton edhe Zotin dhe shqiptarët, kurse ne jemi dhe me Zotin dhe me shqiptarët.”-shton Cako.

Më tej Cako shtoi se protestat do të vazhdojnë derisa kryemnistri të thotë që nuk do të ketë më vaksinë. Ai tha se do vazhdojnë përpjekjet për të mos e kaluar me ligj bërjen e vaksinës me detyrim.

Do të vazhdojmë sipas hapave që hedh kryeministri. Nëse nesër ai thotë nuk do të ketë vaksinë, nuk do të ketë izolim, nuk do të ketë karantinë të re ne do të shpërndahemi. Nëse ai do të vazhdojë me të njëjtën ide, atëherë ne do të kemi 2 duar për 1 kokë. Nëse ata duan të na vrasin edhe ne do t’ju përgjigjemi me të gjitha mjetet dhe mënyrat për të mos e kaluar me ligj bërjen e vaksinës me detyrim. Ata mund ta lënë me dëshirë vaksinën, por jo ta bëjnë me detyrim”, tha Alfred Cako.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME