HomeShowbiz

Alicia Keys emocionon me letrën dedikuar babait të saj

Alicia Keys i ka emocionuar të gjithë me letrën që i ka shkruar babait të saj. Këngëtarja me famë botërore ka postuar në rrjetet sociale letrën që i shkroi të atit kur ajo ishte vetëm 14 vjeç.

Alicia ishte vetëm dy vjeç kur i ati e braktisi dhe ishte nëna e saj Tereza ajo që e rriti. Ajo ka treguar në letër si largimi i tij kishte lënë një boshllëk shumë të madh tek ajo dhe se premtimet e tij boshe ndikuan në jetën e saj. Letra e saj nuk nis me fjalët “I dashur baba”, por me datën 10 korrik 1994 dita kur ajo i shkroi letrën babait të saj.

Ndër të tjera në letër ajo shkruan: “Kam parë të gjithë të kujdesen për mua, përvec teje.Unë isha fëmija jot i parë dhe ti më ke trajtuar sikur të mos kisha lindur kurrë. Më lëndon që pjesa më e madhe e zemrës time është e hidhur prej teje. Më është dashur shumë të shmang këtë ndjesi.”


TË NGJASHME