HomeTeknologji

Alienët po përpiqen të kontaktojnë me ne, por mos prisni t’u marrin në telefon

Alienët po përpiqen të na kontaktojnë, por përpjekjet e tyre janë një humbje kolosale e kohës dhe hapësirës, kanë zbuluar të shqetësuar shkencëtarët. Ata thonë se jashtëtokësorët mund të na transmetojnë mesazhe në grimca drite, por udhëtimi i rrezíkshëm ndëryjor i kthen ato në tinguj kozmikë.

Një raport i ri thotë se alienët inteligjentë kanë gjasa të përdorin “komunikim kuantik” për të dërguar lajme nga mijëra vjet dritë larg.

Mesazhet transmetohen përmes grimcave të vogla nën-atomike, të cilat janë aq delikate sa mund të shkatërrohen në kohë kur të arrijnë tek ne.

Shkencëtarët thonë se jo vetëm që do të luftònin jot për të kuptuar ndonjë lajm alien, por as nuk do ta dinin nëse ai vinte fare prej tyre. Teoria e “kovantazhit kuantik” mund të jetë gjithashtu e vërtetë, kështu që mos prisni ndonjëherë që ata t’u telefonojnë në shtëpi.

Profesori Arjun Berera, një fizikan teorik në Universitetin e Edinburgut, tha: “Në parim, duhet të jetë e mundur të zbulohet një sinjal kuantik që vjen nga një trup astrofizik ose edhe një sinjal inteligjent nga një qytetërim jashtëtokësor.”

Raporti, i publikuar në Physical Review, tha se teknologjia e re po zhvillohet në mënyrë që shkencëtarët të mund të kërkojnë mesazhe kuantike./ Burimi: The Sun | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME