HomePolitikë

Alizoti takon ish-kryetarin e Bundestagut gjerman

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Tomorr Alizoti zhvilloi një takim në Berlin me Norbert Lammert ish-kryetar I Bundestagut për tre mandate dhe një nga figurat e rëndësishme të partisë së Unionit Kristian Demokrat CDU.

Vëmendja e Gjermanisë ndaj Shqipërisë është madhe dhe kjo u dëshmua edhe nga biseda e ish-kreut të Bundestagut Lamert me Alizotin.

Norbert Lammert shprehu mbështetjen e fortë të tijën, të CDu-së për Shqipërinë dhe forcat politike të djathta.

Në bisedën e përzemërt me Alizotin një pinjoll i një prej familjeve të persekutuar në mënyrë mizore nga regjimi komunist, Lammert u shpreh se do të mbështeste përpjekjet që e djathta shqiptare të fuqizohet dhe  të konsolidojë rolin e saj si forcë që është ngritur dhe mban gjallë vlerat e lirisë dhe të dinjitetit njerëzor.

Në takim u fol për gjendjen e sotme në Shqipëri, për nevojën e përmbushjes së reformave të thella në mënyrë që vendi të hyjë në procesin e negociatave për anëtarësim.

Alizoti i shprehu mirënjohjen e thellë të tij dhe të shqiptarëve për mbështetjen e madhe të Gjermanisë dhe të tijën dhe theksoi se Shqipëri vuan veç të tjerash edhe nga mungesa e konsolidimit të një djathtë të vërtetë, që respekton vuajtjet e atyre që u persekutuan, që reflekton mbi ato krime dhe vuajtje dhe që ngrihet mbi arritjet dhe vlerat më të mirat të djathtës në Evropë dhe SHBA. Ish-kryetari i Bundestagut, i cili do të vizitoje Shqipërinë në tetor, u shpreh se ai dhe Gjermania do ti përkrahin ide dhe iniciativa të tilla.


TË NGJASHME