HomeShowbiz

Almeda Abazi shfaqet për herë të parë pas lindjes

Pak ditë më parë, moderatorja dhe modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi u bë mama për herë të parë e një djali. Lajmi i bukur, bëri bujë në mediat turke, ndërkohë që bashkëshorti i Almedës, aktori turk Tolgahan Sayisman, gjatë një prononcimi për mediat u shpreh se u ndje i frikësuar gjatë lindjes së gruas së tij.

Ai u shpreh se lindja e Almedës zgjati 12 orë, ndërkohë që theksoi: “Para se të lindte i thosha ‘të dua shumë’, tani i them “bir, më frikësove”.

Ndërkohë ditën e sotme për herë të parë janë bërë publike disa foto të shkrepura gjatë kohës kur bukuroshja po dilte nga spitali. Siç e shikojmë edhe në fotot më poshtë aktori turk Tolgahan me bebushin në krahë, edhe Almeda e cila duket e mrekullueshme edhe pas lindjes.

meda.jpg


‘Jam shumë e lumtur, aktualisht jam mbi re”, tha Almeda Abazi, të cilës nga emocionet i dridhej edhe zëri, raporton media turke “Huriyet”.

Ndërsa Sayisman tha se “ishte një lindje e vështirë. Faleminderit Zotit, edhe bashkëshortja edhe fëmija janë mirë.”


TË NGJASHME