HomeSociale

“Alo policia!”, 35-vjeçari arrestohet pas denoncimit

Një qytetar nga Lushnja ka denoncuar në sallën operative të policisë një shtetas që shpërndante lëndë narkotike .

Mbi bazën e informacioneve të marra nga qytetarët, Patrulla e Policisë së Komisariatit Lushnjë, ushtroi kontroll në mjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi E.M., ku i gjeti dhe sekuestroi 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu edhe pasagjerit në mjet, shtetasit E.K., iu gjet dhe sekuestrua një dozë kanabis. Në këto kushte u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  shtetasi E.M, 38 vjeç, banues në Lushnjë dhe procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasin E.K, 40 vjeç.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Lushnjë.


TË NGJASHME