HomePolitikë

Altin Basha, djali i xhaxhait të Lulzim Bashës merr kartën e anëtarësisë së PS (FOTO)

Duket se Lulzim Basha është “tradhtuar” nga të afërmit e tij. Sipas fotografive që po qarkullojnë në rrjet bëhet me dije se djali i xhaxhai të kreut të PD-së, Altin Basha është anëtari më i ri i Partisë Socialiste në njësinë nr.8.

Ka qenë deputeti socialist Ervin Bushati, i cili ia ka dorëzuar kartën e anëtarësisë ditën e sotme kushëririt të Lulzim Bashës.

Kjo gjë mund të shihet si provokim nga Partia Socialiste dhe vjen në një kohë kur kanë mbetur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe Basha nuk ka arritur që të as bindë të afërmin e tij që t’i japë votën.


TË NGJASHME