HomeLajme

“Alvini Berisha i lirë”, reagon Meta, Paloka dhe Mustafaj

Padyshim që largimi i 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha nga kampi i ISIS në Siri ishte lajm i mirë për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm.

Nuk mund të mungonte dhe reagimi i presidentit Ilir Meta.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit thekson se ky ishte një lajm i shumëpritur nga të gjithë.

“Alvini i lirë, një lajm i mrekullueshëm dhe i shumëpritur nga të gjithë!”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar edhe një video nga momenti kur Alvini niset drejt rrugës së kthimit drejt Italisë.

Mes shumë reagimeve pas ndërhyrjes së qeverisë shqiptare për të bashkuar djalin me familjen e tij në Itali, vjen dhe një nga kampi opozitar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ nënkryetari i PD-së Edi Paloka theksoi se ky ishte një lajmi i mirë për të gjithë, sidomos për familjarët. Por nga ana tjetër Paloka nuk ka lënë pa shigjetuar edhe Edi Rama dhe shton se dihej që ky i fundit do të merrte meritat, ndërsa habitet me postimin e kryeministrit. Ajo çka i bën përshtypje Palokës është fakti se ministri Lleshaj prej 1 jave qëndron në Siri, pasi u përfshi direkt në procedurat e transferimit të vogëlushit, në bashkëpunim me autoritetet italian.

REAGIMI I PALOKËS
Alvin Berisha paska dale me ne fund nga kampi ku qendronte. Ky eshte nje lajm i mire per te gjithe po sidomos per babain dhe familjaret e tij. Qe Rama do dilte menjehere te merrte “meritat” kjo pritej se ndodh rendom dhe shemtuar per cdo “sukses” qe ne fakt nuk ka asnjë lidhje me qeverinë e tij, përkundrazi ( imagjinoni qe edhe ngritjen e flamurit ne ndeshjen me Serbine dhe kualifikimin e kombëtares në Evropian u përpoq t’i paraqiste si suksese te tij personale…) Po cfare kalonte cdo limit logjik , ishte njoftimi i kryeministrit se “ministri i brendshem ka qendruar nje jave ne kufirin me Sirine…” deri sa u zgjidh ceshtja e Alvinit !!!
Ky Lleshi eshte minister i brendshem ne Danimarke apo ne Suedi qe qendroka nje jave ne kufi me Sirine ?!
A eshte ky minister i nje vendi ku mafia ben ligjin dhe ku pak dite me pare ju be atentat ne mes te rruges nje prokurori prej nipit te nje deputeti ?
A eshte ky ministri i nje vendi, qe rezulton nga statistikat me te fundit si vendi me me shume krime te renda ne Evrope? A e di ky minister se sa femije behen pre e krimit te rruges ne Shqiperi ? A e di ky minister dhe shefi i tij se sa femije jane te mbyllur prej vitesh brenda mureve te shtepise se jane te kercenuar nga krimi?

Ne fund te fundit, kaq i pazevendesueshem paska qene roli i Lleshit ne Siri sa duhej te qendronte nje jave aty ? Nuk mund te merreshin strukturat e specializuara me ceshtjen? Nuk zgjidhej pa qene nevoja te shkonte Lleshi ne Siri, se nuk besoj qe ka shkuar si Rambo atje…
Do thote dikush qe kjo ceshtje ishte sensitive sepse u be buje dhe ne mediat italiane . Sigurisht kjo eshte arsyeja, Rama e pa si nje mundesi per te paraqitur nje “sukses” ne kohen qe po mbytet nga skandalet dhe deshtimet.

Cudi si nuk pati te njejtin efekt as tek Rama e as tek Lleshi i tij , publikimi nga mediat nderkombetare e sidomos nga BILD i fakteve qe tregojne krimet zgjedhore te funksionareve te “rilindjes”? Asnje arrestim megjithese tashme eshte nje nga kushtet qe Bundestagu dhe Evropa i kane vene Rames; arrestimi i personave te kapur ne krime zgjedhore.

Nga ana tjetër edhe analisti Besnik Mustafaj mendon se kthimi i Alvin Berishës në Itali pranë familjes së tij është sukses i autoriteteve italiane.

“Ky është një sukses në radhë të parë i Italisë. Për këtë duhet falënderuar në radhë të parë kryqi i Kuq italian por edhe të gjitha autoritetet italiane. Shqipëria ka pasur për detyrë vetëm të furnizonte autoritetet italiane me dokumentacioni sepse ky djalë pavarësisht se ishte shqiptar nuk ishte asnjë dokument dhe nuk mund të lëvizte pa to. Qeveria shqiptare ka bërë detyrën e saj, i ka dhënë dokumentet me gjithë disa zvarritje që ka pasur. Besoj se deri këtu mbaronte vetëlavërimi i qeverisë shqiptare. Vajtja e ministrit të Brendshëm është një gjest propagandistik i pahijshëm. Pse duhet të shkojë ministri, ku shkon ministri? Ministri ka shkuar në këtë rast vetëm për propagandë. Atje duhet të shkonte një…ne kemi sektor që merret me policinë e fëmijëve, duhet të shkonte një specialist i këtij sektori dhe një diplomat i Ministrisë së Jashtme. Kaq asgjë më shumë. Kjo është një gjë e shëmtuar. Në origjinë duhet falënderuar një emision italian dhe gazetari shqiptar Taulant Kompliku, në përbërje të ekipit që e bënë edhe shqetësim. Qeveria shqiptare duhet të bëqnte dy gjëra, pajisjen me dokumente të këtij fëmije dhe për kortezi mund të shkonte për ta pritur në Bejrut ose në Siri sipas rastit. Shoqëruesit e tij kryesorë janë autoritetet italiane nuk është shteti shqiptar”, deklaroi Mustafaj.

Ai tha se ministri shqiptar nuk duhet të shkonte kurrsesi në një zonë të nxehtë dhe se është një ngjarje e pashembullt.
“Po tani ju mendoni se ministri mund ta mbrojë për nga rrezikshmëria? Sigurisht që jo, pavarësisht se ka qenë oficer. Rrezikshmëri nëse do të kishte i ka marrë parasysh qeveria italiane dhe autoritetet siriane, turke, amerikane që janë implikuar në një mënyrë apo tjetër. Me sa jam informuar ministria e Jashtme e Shqipërisë, diplomacia shqiptare, ambasada jonë shqiptare në Itali e ka bërë shumë mirë detyrën që i takonte dhe këtu mbaron kontributi ynë. Vajtja e ministrit është një gjë e pashembullt. Kurrë nuk shkon ministri në një zonë të nxehtë. Po sikur t’i ndodhte gjë ministrit, çfarë nderi do i mbetej shtetit shqiptar”, theksoi Mustafaj.


TË NGJASHME