HomeLajmi i Fundit

Alvini mbërrin në Romë, përqafohet me babain dhe dy motrat

Kthehet në shtëpi Alvin Berisha. Vogëlushi 11 vjeçar që u rrëmbye nga e ëma në dhjetor 2004 dhe iu bashkuan ISIS në Siri, ka mbërritur në Romë.

Mediat italiane shkruajnë se Alvin u transferua me një fluturim të planifikuar Alitalia (AZ 827) menjëherë pas 07:00 në aeroportin e Romës, Fiumicino nga Beiruti.

perqafim

Ai është pritur nga babai i tij, Afrimi me të cilin, siç shkrujanë mediat italiane kanë qenë edhe dy motrat e tij më të mëdha.

motrat

Valbona, nëna e vogelushit që përfundoi në Siri pasi u dashurua me personin që e radikalizoi ka humbur jetën në një shpërthim, ndërkohë që Alvini mbeti peng në kampin e refugjatëve të Al Hol në verilindje të Sirisë, ku është gjetur fillimisht nga emisioni “Le Iene”.