HomeShowbiz

Alvisa shpërthèn ndaj Arjan Konomit: “Nivel i ulët!”

Ish-konkurrentja e “Përputhen” Alvisa Qarri dhe opinionisti Arjan Konomi kanë patur shumë debate gjatë gjithë kohës që ajo ka qenë e pranishme në emision.

Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Ditë e Re”, ajo ka folur gjatë rreth eksperiencës së saj në emisionin e dashurisë, mirëpo një nga temat që ka cekur, ka qenë pikërisht ajo e marrëdhënies me Arjan Konomin. Ajo u shpreh se opinionisti është sjellë në mënyrë të ulët dhe ofenduese, ku sipas saj, ka treguar edukatën e tij.

“Ishte personale nga ana e tij mendoj unë, e di që një opinionist vendoset në atë status sepse është më i zgjuar dhe më intelektual. Por Arjani ka bërë të kundërtën, të paktën me mua me ofendime dhe me nivel shumë të ulët që nuk është e hijshme për të. E ka patur personale.”- ka thënë Alvisa.

“Në fund të fundit ai ka treguar veten e tij. Unë kam treguar edukatën familjare pa ofenduar askënd me qetësinë time. Ndonjëherë kam debatuar pak sepse është mbushur kupa, por prapë kam qenë diplomate, se është mbushur kupa. Nuk kam çfarë të them, ka treguar veten e vet.”- përmbylli ish-konkurrentja.

Nga ana tjetër, Bashkimi, partneri i saj ka thënë se nuk ka asnjë gjë personale me Arjanin.


TË NGJASHME