HomeSociale

AMA: Shtyhet dixhitalizimi në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Autoriteti i Mediave Audiovzive vendosi shtyrjen me 3 muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Vendimi u mor në mbledhjen e ditës së sotme, 26 mars 2020, përmes komunikimit virtual të anëtarëve, si pasojë e situatës që është krijuar në gjithë vendin tonë nga epidemia e virusit COVID-19.

30 qershori 2020 është afati i ri i vendosur nga Autoriteti me vendimin nr. 23 të bordit.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME