Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit

Amb. SHBA tjetër njoftim për përfituesit e vizave

Përmes një postimi në facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara këshillon sërish qytetarët shqiptarë të respektojnë kushtet e vizës amerikane gjatë qëndrimit atje. Ambasada thekson se përfituesit e vizës nuk duhet të tejkalojnë afatet e saj.

“Është shumë e rëndësishme që t’i përmbaheni kushteve të vizës tuaj. Nëse ju i thoni oficerit konsullor që do të qëndroni për dy javë në SHBA, ju nuk mund të qëndroni gjashtë muaj. Në pikën e hyrjes në SHBA, oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni – sigurohuni të mos e tejkaloni! #pyetanen” shkruhet në faqen e facebook të ambasadës amerikane.

Related posts

30 qershori, çfarë thonë Dudushi, Babaramo dhe Abilekaj

Mila

Grabitja në Rinas, reagon policia: U vra njëri nga autorët

Xhensila Gotanews

Basha flet për opozitën që do të donte në Parlament

Mila
Na Kontaktoni!