HomeLajmi i Fundit

Ambasada Amerikane: Do ndihmojmë në …

Mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e tërmetit ka reaguar sërish Ambasada Amerikane, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

“??? | USAID ka dërguar dje inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse të konteve Fairfax dhe Los Angeles, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura, si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen nga tërmeti. Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve. #ShbaQendronKrahShqiperise”