HomeRajon

Ambasada Amerikane i refuzon vizën Rmush Haradinajt

Ambasada amerikane i refuzon vizën për në Amerikë Ramush Haradinajt dhe bashkëshortes së tij.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe pse arsyet e këtij vendimi ende nuk bëhen të qarta. Mediat në Kosovë kanë raportuar se vitin e kaluar në këtë periudhë bashkëshortes së Haradinajt i është dhënë viza edhe pse Haradinaj ndodhej në Francë, pas një fletëarresti të lëshuar nga Serbia.

Komandanti i Gardës Nacionale në Lowa, Timothy E.Orr do të organizonte një ngjarje ku pritej të merrte pjesë dhe Hamush Haradinaj.

Në vend të Haradinajt mësohet se do të marrë pjesë zëvëndëskryeministri Behgjet Pacolli.


TË NGJASHME