Kosovë Lajme Politikë

Ambasada amerikane: Kuvendi mori vendim të rëndësishëm…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka konsideruar se vendimi i Kuvendit të Kosovës për të shpërndarë legjislaturën e gjashtë përbën hap të rëndësishëm drejt krijimit të qeverisë së re.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kjo ambasadë ka thënë se “një fushatë, në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja për bisedime me Serbinë, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, do të siguronin se Kosova nuk humb më shumë kohë në ndërtimin e një baze për të ardhmen”.

Me 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime deputetët e Kosovës kanë votuar për shpërndarjen e Kuvendit, duke iu hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Propozimi i deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit, ka ardhur pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik, meqë kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte./REL

Related posts

Krijohet Grupi i ri parlamentar, ja kush e drejton

Xhensila Gotanews

Basha publikon fotot e protestës: 30 qershori do të jetë…

Mila

Zgjedhjet, Veliaj: Futet ose jo opozita, ne garojmë…

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!