Aktualitet Lajme Sociale

Ambasada amerikane: “Mos e bëni këtë veprim, do të përjashtoheni nga Llotaria”

Nuk ka kaluar ende një javë nga çelja zyrtare e Lotarisë Amerikane, dhe deri më tani janë regjistuar një fluks i madh aplikimesh online, shumë prej të cilave janë plotësuar më shumë se një herë nga i njëjti person.

Kjo situatë e krijuar ka bërë që Ambasada Amerikane të reagojë në llogarinë e saj në Facebook, duke specifikuar që të gjitha aplikimet që plotësohen dy herë nga i njëjti person do të përjashtohen nga sistemi përzgjedhës.

Postimi i Ambasadës vijon si më poshtë: #këshillaeditës | Ligji lejon vetëm një regjistrim për cdo person gjatë periudhës së regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për t’u vënë në dijeni të regjistrimeve të shumëfishta. Individët që kanë aplikuar më shumë se një herë gjatë një periudhe regjistrimi do të skualifikohen. Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit.

 

Related posts

Miratohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës

Xhensila Gotanews

Basha kujton deklaratën e 1 viti më parë

Mila

Nga 1851, historia e tërmeteve më shkatërrimtarë në Shqipëri

Mila
Na Kontaktoni!