HomeShowbiz

Ambasada Amerikane në Shqipëri i bllokon Instagram-in Stresit

Reperi shqiptar, Stresi prej mujash është arratisur në Mbretërinë e Bashkuar, por ka qenë mjaft aktiv në muzikë si dhe në kontakt me fansat e tij.

Mesa duket Stresi nuk mundet që t’ju kthejë përgjigje fansave të tij dhe për këtë gjë u ka dhënë një sqarim të gjithë atyre që i kanë shkruar.

Nëpërmjet një videoje në “InstaStory” ai është shprehur se Instagrami i tij është bllokuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri dhe se do të zhbllokohet me datë 12 të këtij muaji.

“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem”, ka thënë Stresi.


TË NGJASHME