HomeBotë

Ambasada Amerikane të ndalon punën kur je me vizë turistike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka sqaruar të gjithë qytetarët lidhur me vizën turistike, duke theksuar se me të nuk mund të punohet.

Ambasada thekson se punësimi mund të bëhet përmes një vize tjetër të cilat jepen për punë specifike dhe të kufizuara.

“Vizat turistike janë për një qëndrim të shkurtër në SH.B.A. – jo për të punuar apo për të ndjekur shkollën atje. Sigurohuni që ju po zbatoni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni në SHBA. Nëse keni pyetje se çfarë është e lejueshme me vizën tuaj, më pyesni mua! Jam gjithmonë e lumtur t’ju ndihmoj”, shkruan Ambasada Amerikane në Facebook/tiranapost.al


TË NGJASHME