HomeSociale

Ambasada e SHBA mesazh qytetarëve amerikanë, ja çfarë iu kërkon

Pas përhapjes së koronavirusit në Shqipëri ambasada e SHBA vjen me një tjetër reagim për qytetarët amerikanë.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada ndryshe nga reagimi i parë ku i bëri thirrje politikanëve për bashkim, kësaj here paralajmëron qytetarët e saj dhe u kërkon të vizitojnë faqen e saj në internet për informacionet më të fundit.

“Nxisim të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri që të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet e Ambasadës. Vizitoni faqen tonë në internet për të mësuar si mund të regjistroheni dhe për të lexuar njoftimin tonë më të fundit shëndetësor mbi COVID-19: https://bit.ly/38FYRoz”.

Një ditë më parë, ambasada deklaroi se do të zbatonte masa mbrojtëse ndaj COVID-19, të rekomanduara nga OBSH-ja.

Postimi i plotë

COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjienike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME