HomeSociale

Ambasada e SHBA mesazh të fortë për drejtësinë

ambasada-amerikane

Ambasada e SHBA në Tiranë u bën apel qytetarëve shqiptarë për koronavirusin, duke nxitur me forcë distancimin social.

Ambasada e SHBA nuk harron Reformën në Drejtësi në Shqipëri, e cila sipas saj, nuk duhet të ndalojë së punuari edhe në këtë periudhë të vëshirë pandemie globale.

Ambasada publikon disa foto në “Facebook”, ku shfaqen anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia, me kompjuterët që iu ka dhuruar OPDAT e ambasada e SHBA.

Postim ii plotë

Fotot e Ditës | Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike.

Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë! #SHBAQendronKrahShqiperise”, shkruan ambasada.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME